Adem Hoxha pritet të mundësojë zgjedhjen e presidentit

Kuorumi prej 80 votash në kutinë e votimit në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës mbrëmë nuk ishte.

Kështu, sot, deputetët e legjislaturës së tetë mblidhen për ta votuar presidentin e gjashtë të vendit.

KALLXO.com merr vesh që deputeti i zgjedhur goran, Adem Hoxha, do të krijojë kuorumin për të vazhduar votimi i presidentit të vendit.

Për të parin e shtetit në garë janë Vjosa Osmani, e cila doli personi më i votuar ndonjëherë në Kosovë në zgjedhjet e fundit dhe Nasuf Bejta.