AAK flet për akcizën e duhanit

Sonte në #DebatPernime partitë politike prezantojnë ofertën për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.

Bajram Hasani dhe Magbule Shkodra nga AAK kanë folur për akcizën në duhan.

“Kur krijohen ligjet krijohen për të gjithë. Nuk flasim për kompani konkrete dhe çdo kush mund të investoj në industrinë e duhanit”, ka thënë Bajram Hasani, kandidat për deputet nga AAK.

“Fatkeqësisht që ekziston vetëm një kompani sepse unë mendoj që është një industri profitabile”, ka thënë ai.

Magbule Shkodra ka shpjeguar se akciza në duhan është bërë në bazë të cilësisë së tij.

“Akciza e duhanit ka qenë e bazuar në sasinë e duhanit, Qeveria ka vendosur që të vendosë një akcizë e cila është e bazuar në cilësinë e duhanit”, deklaroi ajo.

“Përsëri duhani ka akcizë por bazuar në cilësinë e duhanit e jo në sasinë”, deklaroi ajo.

Ajo foli edhe për akcizën në ambalazhimin e ujit në Kosovë.

“Ministria ka vendos një ngarkesë financiare në ambalazhimi i ujit është varësisht nga sasia”, tha ajo.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Mentor hyseni nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.