887 gjoba për ferizajasit që nuk respektuan masat anti-COVID-19

Nga 25 prilli deri më 4 maj, Policia e Kosovës ka shqiptuar 887 gjoba ndaj qytetarëve ferizajas të cilët nuk kanë respektuar masat për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Gjithashtu janë shqiptuar edhe 263 vërejtje policore dhe është mbyllur një lokal.

Policia ka paralajmëruar së do të vazhdojë me aktivitete të tilla.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim dhe respektim të masave sipas vendimit të Qeverisës së Republikës së Kosovës dhe Ligjit 07/L-006 për Parandalimin dhe luftimin e Pandemisë Covid-19”, thuhet në njoftim.