7 vjeçarja vdes në një aksident në Pejë

Një vajzë 7 vjeçare ka vdekur nga një aksident që ka ndodhur disa orë më parë në magjistralen Pejë-Mitrovicë, më saktësisht, në fshatin Ozdrim.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.

“Po ju konfirmoj se ka ndodhur një aksident rreth orës 13:47, të përfshira kanë qenë dy vetura. Fillimisht katër persona kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, fatkeqësisht një e mitur nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra dhe rreth orës 15 e 10 jemi njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë”, tha Ibra për KALLXO.com.

Tutje Ibra tha se tre personat e tjerë janë ende në gjendje të rëndë dhe janë duke marrë trajtim mjekësor.

Shkaktarët e aksidentit sipas raportit policor dyshohen të jenë mospërshtatja e shpejtësisë dhe pakujdesia