59 persona shërohen nga COVID-19

IKShPK ka njoftuar se 59 persona e kanë tejkaluar pandeminë me COVID-19, përderisa janë regjistruar edhe 77 raste të reja me SARS-CoV-2.

Numri i rasteve me COVID-19 është rritur javëve të fundit.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333”, thuhet në njoftimin e Institutit.

16 mijë e 502 persona deri tani janë infektuar me COVID-19, përderisa janë shëruar 14 mijë e 519 dhe kanë vdekur 650 persona të tjerë si pasojë e infeksionit me SARS-CoV-2.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19