55 pacientë shpallen të shëruar nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se sot në Kosovë janë shëruar 55 persona nga infeksionit me SARS-CoV-2, përderisa janë infektuar 80 të tjerë.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 650 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 80 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast MIQ, QKUK)”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes.