CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

3 të vdekur dhe 1,128 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka publikuar rezultatet e 24 orëve të fundit, ku ka njoftuar se tre persona të  infektuar me COVID-19 kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit.

Poashtu janë regjistruar 1 mijë e 128 raste të reja me koronavirus nga rreth 7 mijë e 500 testime që janë bërë sot gjatë ditës.

46 qytetarë janë shëruar nga COVID-19 ndërkaq 5 mijë e 493 raste vazhdojnë të jenë aktive.