Spitali i Vushtrrisë

2 pacientë në intubim në Spitalin e Vushtrrisë

Në Spitalin e caktuar vetëm për COVID-19 në Vushtrri po trajtohen 33 pacientë.

Sipas raportit 24 orësh, nga këta pacientë 2 janë të intubuar, me oksigjeno-terapi po trajtohen 26 pacientë, ndërsa 3 po trajtohen me metodën CPAP maskë.

Nga 33 pacientët, 28 janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa të pakonfirmuar janë 4 pacientë që po e presin testimin.

Në këtë spital, nuk ka asnjë mjek të infektuar ndërsa janë të konfirmuar me COVID-19, 8 infermierë.