Ilustrim

19 vjeçarja raportoi në polici se nga dhunimi mbeti shtatzënë

Orët e mbrëmjes së kaluar një 19 vjeçare raportoi në polici se ishte dhunuar nga katër persona. Dy nga të dyshuarit viktima ka thënë se i njeh ndërsa dy të tjerë jo.Ajo në polici kishte thënë se si pasojë e dhunimit  ka mbetur shtatzënë.

KALLXO.com mëson nga burimet brenda policisë se 19 vjeçarja kishte deklaruar se para katër muajve katër personat e kishin dërguar në një shtëpi të pabanuar në një mal.

Gjithashtu siç mëson KALLXO.com, gjatë ditës së djeshme viktima është paraqitur në polici për të treguar rastin ndërsa me vete kishte edhe një raport mjekësor e cila tregonte se e njëjta kishte mbetur shtatzëne si pasojë e dhunimit.

Në lidhje me këtë rast siç mëson KALLXO.com është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa ky i fundit ka udhëzuar hetuesit që rastin ta hapin si dhunim.

 

Një vajzë raporton se u dhunua nga katër persona