CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

14 raste të reja dhe asnjë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë rëzultuar pozitivë me COVID-19, 14 qytetarë.

Sipas njoftimit zyrtar, sot nuk është shënuar asnjë vdekje.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357,980 doza të vaksinës.

Sipas MSh, deri më sot 109,233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në total numri i rasteve aktive është 169.