12 të vdekur me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 462 raste, prej tyre 188 rezultojnë pozitivë.

Sipas njoftimit të Institutit kombëtar të Shëndetit publik, edhe 12 persona të tjerë kanë vdekur me COVID-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë-Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

Gjithashtu janë shëruar edhe 142 pacientë të cilët ishin të infektuar me coronavirus.