103 tiketa për mos respektim të masave COVID-19 në rajonin e Ferizajt

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka shqiptuar 103 tiketa ndaj personave që nuk i kanë respektuar masat për ndalimin e COVID-19.

Sipas Policisë së Kosovës këto dënime janë shqiptuar në qytetin e Ferizajt, Kaçanikut, Shtimes, Shtërpcës dhe Hanit të Elezit.

Policia thotë se masat janë duke u respektuar në këto rajone, por megjithatë ka pasur persona që nuk i kanë përfillur këto.

Tutje, Policia e Kosovës ka kërkuar respektimin e këtyre masave duke shtuar se ata do të vazhdojnë me përmbushjen e detyrave të saj dhe do të veprojnë sipas ligjit, ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë masat anti-COVID.