Will Smith i kërkon falje Chris Rock: Shakaja ishte e tepërt prandaj reagova ashtu

Aktori Will Smith i ka kërkuar falje komedianit Chris Rock pasi e goditi me shuplakë gjatë ceremonisë së ndarjeve të çmimeve Oscar për shkak të një humori të Rock ndaj bashkëshortes së Smith, Jada Pinkett Smith

Smith përmes një postimi në rrjetin Instagram ka thënë se sjellja e tij ishte e papranueshme dhe e pafalshme.

Ai tha shakatë për gruan e tij ishin diçka e tepërt prandaj reagoi në atë formë.

Smith i kërkoi falje komedianit duke u shprehur se është në siklet për veprimin që ka bërë.

Aktori i cili edhe u shpërblye me çmim Oscar pak minuta pas incidentit i kërkoi falje edhe Akademisë, producentëve dhe të gjithë të pranishmëve.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të aktorit Will Smith:

“Dhuna në të gjitha format e saj është helmuese dhe shkatërruese. Sjellja ime në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmë ishte e papranueshme dhe e pafalshme. Shakatë në kurrizin tim janë pjesë e punës, por një shaka për gjendjen shëndetësore të Jadës ishte e tepërt për mua dhe reagova emocionalisht.

Do të doja të të kërkoja falje publike, Chris. Isha jashtë linjës dhe gabova. Jam në siklet dhe veprimet e mia nuk ishin tregues i burri që dua të jem. Nuk ka vend për dhunë në një botë me dashuri dhe mirësi.

Gjithashtu do të doja t’i kërkoja falje Akademisë, producentëve të shfaqjes, të gjithë të pranishmëve dhe të gjithëve që na shikonin në mbarë botën. Unë do të doja t’i kërkoja falje familjes Williams. Më vjen thellësisht keq që sjellja ime ka njollosur atë që ka qenë një udhëtim i mrekullueshëm për të gjithë ne“.

Aktori Will Smith e godet komedianin Chris Rock në skenën e ‘Oscars’ – VIDEO