Shtyhet afati për propozimet për edicionin e 95-të të çmimeve OSCARS 

Qendra Kinematografike e Kosovës ka shtyrë deri më 1 shtator 2022 afatin e thirrjes për propozime për edicionin e 95-të të çmimeve OSCAR. 

Thirrja për zgjedhjen e filmit që do të përfaqësojë Kosovë në garën e çmimeve OSCARS 2023 ishte hapur nga 4 deri më 26 gusht 2022. 

QKK ka ftuar të gjithë të interesuarit të dërgojnë propozime për konsiderim për çmimet e Akademisë OSCAR, për kategorinë për film ndërkombëtar/gjuhë të huaj, i cili mund ta përfaqësoj Kosovën këtë vit.  

“Në këtë kategori përfshihen filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, që janë shfaqur/do të shfaqen në kinema, apo VOD platformë, për më së paku 7 ditë radhazi, jo më herët se 01 janar 2022 dhe jo më vonë se 30 nëntor 2022”-thuhet në njoftimin e QKK-së.