Drive-In Cinema. Foto: Facebook/QKK

Sot në Gjakovë hapet kinemaja ‘Drive-in Cinema’

Sot në Gjakovë nis punën kinemaja e hapur, “Drive-in Cinema”.

Hapja e kësaj kinemaja bëhet në ora 19:00 në parkingun e diskotekës MTLK.

Kinemaja “Drive-in Cinema” nis me shfaqjen e filmit “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”. Hapja e kësaj kinemaje është konfirmuar nga ideusi i projekti, OJQ “DU ART” dhe Qendra Kinematografike.

“Të martën, me 15 shtator, me fillim nga ora 19:00 hapen dyert e ‘Drive-in Cinema’ në Gjakovë, me lokacion parkingun e diskotekës MTLK. Nga ora 20:00 nis të shfaqet filmi ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’ me producent Mumin Jashari dhe regjinë e Kushtrim Bekteshi”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Ndërsa, organizatori i ‘Drive-in Cinema”, “DU ART” , njofton se për shkak të pandemisë së COVID-19, do të ketë numër të limituar të publikut.

“Për shkak të numrit të limituar të makinave (max. 45 makina), për të respektuar masat e Qeverisë kundër COVID-19, e kemi të obliguar që pjesëmarrjen në ngjarje ta rezervoni përmes mesazheve (PM) në këtë llogari të Facebook”, thuhet në njoftimin e OJQ-së “DU ART”.