Sot kujtohet 572 vjetori i Betejës së Sfetigradit  

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë ka kujtuar sot 572 vjetorin e Betejës së Sfetigradit, e cila u zhvillua në vitin 1448.  

 Sipas MHK të Tiranës, Beteja e Sfetigradit ishte një nga betejat kryesore të ushtrisë shqiptare, e komanduar nga Skënderbeu, kundër ushtrisë osmane.  

Ajo u zhvillua prej 14 majit deri fund korrikut. Ushtria osmane komandohej nga vetë Sulltan Murati II. 14 maj pararoja e saj arriti Dibrën e Poshtme dhe rrethoi Sfetigradin. Skënderbeu, për lehtësuar mbrojtjen e kështjellës, tërhoqi grykën e Rovikut pararojën turke dhe e shpartalloi.  

Kur ushtria osmane mbërriti Stefigrad, Skënderbeu e afroi gjithë ushtrinë disa milje larg kampit saj. Murati II kërkoi dorëzimin e kështjellës, e bombardoi, por dështoi. Ndërkohë Skënderbeu e godiste kampin osman ditën dhe natën dhe bashkë me mbrojtësit e kështjellës e vunë armikun midis dy zjarreve.  

Trupat osmane, ruanin shpinën e forcave tyre kryesore, patën shumë vrarë e plagosur, midis cilëve edhe komandantin e tyre, Firuz Pashën. Natën e 22 qershorit, shqiptarët sulmuan dhe hynë thellë brenda kampin turk.  Vetëm kur osmanët gjetën ujësjellësin e kështjellës dhe i prenë asaj ujin, mbrojtësit u detyruan dorëzohen, me kusht dilnin lirë e largoheshin armatosur prej saj.  

Megjithëse e pushtuan Sfetigradin, për shkak humbjeve shumta dhe zgjatjes rrethimit për shumë se dy muaj e gjysmë, osmanët u detyruan ndërprisnin mësymjen dhe tërhiqeshin, ndjekur këmba-këmbës nga ushtria shqiptare.