
Skenë nga shfaqja ‘Time’. Foto: BKK.
Sonte jepet shfaqja e baletit ‘Time’
20.3.2023 - 11:31
Shfaqja e baletit “Time” me koreografi të Taulan Shehut shfaqet sonte në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Shfaqja jepet në ora 20:00, ndërsa interpreton trupa e Baletit Kombëtar të Kosovës.
Premiera e kësaj shfaqje është dhënë një ditë më parë, po në Pallatin e Rinisë.
Shfaqja “Time” është e stilit bashkëkohor.
Repriza e kësaj shfaqje do të jepet edhe nesër, në të njëjtin vend dhe kohë.