Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Shënohet Dita Kombëtare e Holandës

Është shënuar sot në Kosovë, Dita Kombëtare e Holandës dhe ditëlindja e Mbretit Williem Alexander.

Për shënimin e kësaj dite, Baleti Kombëtar i Kosovës ka shfaqur baletin, “Pristine Conditions”.

Koreografinë e kësaj shfaqje baleti e ka bërë holandezi Arthur Kuggeleyn.

Shfaqja është përcjellë edhe nga ambasadorja e Holandës në Kosovës, Carin Lobbozoo.

Në mesazhin e saj për Ditën Kombëtare të Holandës, ambasadorja Carin Lobbezoo ka thënë se edhe në ditë të vështira duhet të nderohet tradita.

“Një nga këto është të shënojmë Ditën tonë Kombëtare, ditëlindjen e mbretit tonë, Madhërisë së Tij Mbretit Williem Alexander. Ashtu si vitin e kaluar, ne e bëjmë këtë në një mënyrë të modifikuar që i përshtatet situatës së pandemisë”, ka thënë ndër të tjerash në mesazhin e saj ambasadorja Lobbezoo.

Ajo ka thënë se Kosova dhe Holanda kanë marrëdhënie të larmishme dhe shumëpalëshe.

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com