Ekspozita e Rexhep Ferrit në ASHAK. Foto: Isa Vatovci

Pikturat e Rexhep Ferrit ekspozohen në Akademinë e Shkencave

Dhjetëra vepra të piktorit Rexhep Ferri janë ekspozuar në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ekspozita personale e akademik Ferrit në ASHAK është hapur dje dhe janë prezantuar disa nga veprat më të realizuara të tij.

Veprat e Ferrit janë vlerësuar në vazhdimësi nga kritikët e arteve pamore.

Shumë vite më parë, kritiku francez, Jean- Marie Dunyer, konkludonte se vizatimet e Ferrit krijojnë personazhe dhe masive malesh të shformuara e të zhveshura dhe gjithsesi me një prani që të pushton.

“Ferri nuk flet kurrë për historinë derisa fytyra njerëzore i ka rezistuar prerjes së sëpatës, profilet e tija janë të tmerrshme, si çdo gjë nga raca krenare”, ka thënë Dunyer në “Le Monde” mëse dy dekada më parë.

Ekspozita e Rexhep Ferrit në ASHAK. Foto: Isa Vatovci/KALLXO.com
Ekspozita e Rexhep Ferrit në ASHAK. Foto: Isa Vatovci/KALLXO.com
Ekspozita e Rexhep Ferrit në ASHAK. Foto: Isa Vatovci/KALLXO.com
Ekspozita e Rexhep Ferrit në ASHAK. Foto: Isa Vatovci/KALLXO.com