Arkiv

Pas 7 muajsh Filharmonia e Kosovës u kthehet koncerteve

Filharmonia e Kosovës do të mbajë një koncert të enjten, më 22 tetor 2020, shtatë muaj pas u detyrua t’i ndërpresë aktivitetet e saj për shkak të pandemisë së coronavirusit. 

Filharmonia e Kosovës se  ora 19:00 të enjten, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës rikthehet me koncert në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.  

Vetëm 40 persona do të mund të ndjekin koncertin, andaj menaxhmenti i Filharmonisë sugjeron rezervimin e vendeve përmes postës elektronike në adresë të këtij institucioni.  

“Ky është koncerti i parë i orkestrës që nga 2 marsi i këtij viti. Në drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, orkestra do sjellë program kryesisht me vepra nga kompozitorë shqiptarë. Për shkak të masave për mbrojtjen nga shpërndarja e COVID-19, numri i pjesëmarrësve është i limituar”, thuhet në njoftimin e Filharmonisë në Facebook. 

Koncerti i Filharmonisë. Foto: Facebook/FK