Koncerti i Filharmonisë së Kosovës në kujtim të Nexhmije Pagarushën mbahet në Shkup

Filharmonia e Kosovës do të mbajë në Shkup të Maqedonisë së Veriut koncertin kushtuar Nexhmije Pagarushës, “Në kujtim të Nexhit”.

Ky koncert do të mbahet më 19 dhjetor 2020 në Sallën e Filharmonisë së Shkupit në Maqedoninë e Veriut.

Për shkak situatës me COVID-19 dhe të kufizimeve që janë ndërmarra nga shteti fqinj, koncerti “Në kujtim të Nexhit” do të mbahet nga ora 15:00.

Drejtori i Filharmonisë së Kosovës Baki Jashari ka thënë për Kallxo.com se kushte teknike dhe akustika janë arsye pse koncerti kushtuar Nexhmie Pagarushën do të mbahet në Sallën e Filharmonisë së Shkupit.

“Koncerti do të mbahet në Shkup për shkak se programi që ka përgatitur Filharmonia për kujtimin e Nexhmije Pagarushës kërkon realizim në një sallë akustike, që mundëson edhe xhirimin e koncertit në një hapësirë adekuate”, ka hënë drejtori Jashari.

Sipas Jashari, në këtë koncert Filharonia do të interpretoi këngë të zhanreve të ndryshme që janë kënduar edhe nga Nexhmije Pagarusha.

Ai ka thënë se janë marrë të gjitha masat që edhe publiku nga Kosova të pajiset lejen e nevojshme të lëvizjes për kthim pas përfundimit të koncertit.