Koncert i Orkestrës Kamertale të Sh. së Muzikës 'Prenk Jakova' - Gjakovë me moton 'Evropa na Bashkon'

Në kuadër të projektin “Europe Connects”, Dialog përmes muzikës | Johannes Flaishmann & Orkestra Kamertale e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova “, Gjakovë, projekt ky i zhvilluar nga Kastriot Sada dhe violinisti i njohur austriak Johhans Flaishmann, Orkestra Kamertale e Shkollës së Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë, do të mbanë koncert në Teatrin “Bekim Fehmiu” në Prizren me datë, 5.5.2022, (E enjte), në ora: 20:00.

Ndërsa me datë 6.5.2022,(E premte), në ora 20:00, ky koncert do të mbahet në Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”, Gjakovë.

Këto dy koncerte do t`i paraprijnë koncertit të madh i cili do të mbahet pikërisht në ditën e Evropës me datë 09.05.2022, në ora 19:30 në sallën e njohur vjeneze “MüTh. Apo siç njihet ndryshe, salla koncertale e Korit të njohur të fëmijëve të Vjenës!

Do të interpretohen veprat: Kujtim Laro „Në fillim të verës”, Rexho Mulliqi, Arr. Gridi Kraja, „Baresha“.

Wolfgang Amadeus Mozart Sinfonia koncertante për Violinë, Violë dhe Orkestër në Es-Dur, KV 364

Felix Mendelssohn-Bartholdy Oktett op. 20.

Solist: Johannes Flaishmann Violinë.

Momoko Aritomi Violë.

Dirigjent: Kastriot Sada, Pëllumb Vula.

Këtë projekt e mbështetën Kuvendi Komunal, Gjakovë, Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë, si dhe Ministria Federale e Republikës së Austrisë për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare.