Foto: Atdhe Mulla

Instalacioni i artit ekspozon të vërtetën e ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Prishtinës

Edicioni i tretë i serisë së artit (Metamorphosis) në Shtatembedhjete, u mbajtë të mërkurën me artisten Nurhan Qehaja duke protestuar lidhur me gjendjen e ruajtjes së trashëgimisë kulturore në Kosovë.

 

Fondacioni Shtatembedhjete rinisi veprimtaritë e tij publike të mërkurën me edicionin e tretë të projektit të tij vjetor ‘Metamorfoza.’ (Metamorphosis).

Jo më shumë se 30 persona ishin në gjendje ta shikonin performancën artistike të artistes Nurhan Qehaja mbi projektin, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin në lidhje me përdorimin e hapësirave publike. Performanca e këtij viti u zhvillua në ish-ndërtesën e Kryqit të Kuq në rrugën Xhemajl Prishtina, dhe titullohej “ama fillimisht, kontrollojeni ujin.”

Qehaja i tha Prishtina Insight se “koncepti hulumton paqartësitë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore”. Ajo shtoi se titulli është një referencë “për faktin se shumë ndërtesa janë shkatërruar sepse uji është lënë qëllimisht i shkyqur”.

I vendosur në oborrin e ish-ndërtesës së Kryqit të Kuq, e cila kohët e fundit është shtuar si një monument i mbrojtur në Listën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës për Mbrojtje të Përkohshme, vizitorët dëshmuan se artistja përdorte shirit të kuq për ta fshehur një nga hyrjet e rrënuara të ndërtesës.

Performanca e Qehajes u shoqërua nga muzikantët Kaltrina Berisha, Rron Bakalli dhe Yll Zhavelli duke luajtur një pjesë klasike nga kompozitori Liburn Jupolli që e rriti ndjenjën e pendimit “që kjo ndërtesë dikur ishte shtëpia e dikujt dhe hapësira e sigurt e dikujt”, siç përshkruhej edhe nga vetë ky eveniment. 

Vetëm dy javë para kësaj performance, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ndaloi hyrjen në ndërtesë, duke e detyruar të gjithë ekipin t’i riaranzhonte planet e tyre.

Pasi u desh ta adaptojë konceptin e saj në minutën e fundit për shkak të këtij vendimi, Qehaja i tha Prishtinës Insight se ajo përdori shiritin e kuq si një simbol proteste si dhe “zhgënjimin se si ndërtesat që kanë si qëllim të mbrohen, lihen të kalben, në thelb duke na mohuar të drejtën e kujtesës kolektive ”.

Deri në dhjetor të këtij viti, Sihana Klisurica, zyrtare e komunikimit të Shtatembedhjete vuri në dukje se do të ketë një botim të printuar  të hulumtimit të gjerë të performuar për ‘Metamorphosis III‘.

Ky shkrim fillimisht është publikuar në gjuhën angleze në Prishtina Insight.