Filmi ‘Barbie’ arrin shifrën e një miliardë dollarëve në arkat botërore

Sipas distributorit Warner Bros, filmi ‘Barbie’ e ka arritur shifrën miliardë dollarëshe vetëm 17 ditë pasi u publikua.

Filmi do ta përfundojë fundjavën me 1.03 miliardë dollarë në shitje biletash në arkat globale.

Kjo do të thotë se Greta Gerwig është bërë gruaja e parë që ka arritur këtë shifër si regjisore solo.

Filmi me ngjyrë rozë ka marrë vlerësime nga kritikët dhe ka frymëzuar shumë selfie në kuti kukullash të instaluara edhe në kinema në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Me Margot Robbie në rolin e Barbie dhe Ryan Gosling në rolin e Kenit, filmi ka nxjerrë 459 milionë dollarë deri më tani në SHBA dhe 572 milionë dollarë ndërkombëtarisht.

Arritja e “Barbillion” – siç përshkruhet nga Warner Bros – nuk është një arritje e lehtë. Vetëm pesë filma të tjerë e kanë bërë këtë që nga pandemia, duke përfshirë filmat ‘The Super Mario Brothers Movie’ në fillim të këtij viti, ‘Spider-Man: No Way Home’, ‘Top Gun: Maverick’, ‘Jurassic World Dominion’ dhe  ‘Avatar: The Way of Water’./BBC

Përgatiti: Nuhi Shala