Koleksionuesja Dawn Austin | Foto: BBC

Historia e koleksionistes e ‘Barbie-ve’ me 800 kukulla në shtëpinë e saj

“Barbie” është bërë filmi më i madh i vitit në Shtet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada deri më tani, dhe gjithë njerëzit anembanë botës tashmë janë fiksuar pas këtij filmi.

Artistja Dawn Austin, nga qyteti Belper i Anglisë, ka grumbulluar një koleksion prej më shumë se 800 figura të kukullave që përfshijnë disa dekada, raporton BBC.

Ajo u bë një koleksioniste serioze gjatë kohës së saj si studente, mes shpërthimit të faqes së ankandeve në internet “eBay”.

Austin i vuri syrin kukullës së saj të parë Barbie kur ishte fëmijë, përderisa ishte në një aeroport me nënën e saj.

“Për herë të parë i pashë të gjitha këto kukulla me flokë të artë dhe pyeta nëse ishin zana apo engjëj” – tha ajo.

“Kur isha fëmijë, kisha hapësirë për imagjinatë dhe lojë. Ajo mund të ishte ajo që doja” – shton ajo.

Ajo filloi të koleksionojë me zell në fillim të viteve 2000, dhe zakoni i saj në eBay u rrit pasi pa kukulla nga “epoka e saj”, të viteteve 1980.

E pyetur se çfarë mendonte për filmin e ri, Austin dha një koment duke thënë se vlerësonte referencat për komunitetin e koleksionistëve të Barbie.

“Ishte shumë argëtuese dhe i preferuari im ishte Keni, ai ishte shumë qesharak” – është shprehur koleksionistja.

Kur u pyet se cila kukull ishte e preferuara e saj, Austin tha se ishte e pamundur të zgjidhte një, duke thënë se ishte “si të pyetja se kush ishte fëmija i saj i preferuar”.

Filmi “Barbie” tregon një histori të moshës madhore të personazhit të fëmijëve, ku ajo eksploron identitetin e saj dhe inkurajon mikun Ken të krijojë individualitet.

Filmi arriti të grumbullojë në arkën e fitimeve rreth 155 milionë dollarë (120 milionë funte/139 milionë euro) në fundjavën e parë të premierës, shkruan BBC.

Ndërkohë që mbarë botën, debutimi i “Barbie” solli fitime rreth 337 milionë dollarë (293 milionë funte/304 milionë euro.