Foto: Arkiv

Filarmonia e Kosovës fillon koncertet në janar

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporit ka njoftuar se Filarmonia e Kosovës po bëhet gati për të filluar programin e vitit 2023.

MKRS bën të ditur se programi do të ofrojë përzirje të muzikës klasike, bashkëkohore, premiera të ndryshme, performanca të artistëve vendorë dhe të huaj.

“Viti do të nis me koncertin “Nga bota e re”, që do të mbahet më 29 janar, në ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit. Nën dirigjimin e Maayan Franco, në skenë do të paraqiten Antonín Dvořák, Joaquín Rodrigo, Kreshnik Aliçkaj dhe Petrit Çeku në kitarë” – njofton MKRS.

Ndryshe, këtë vit do të ketë edhe koncert për fëmijë, por edhe disa prej programeve të mëparshme do të vazhdojnë të mbahen.

“Filharmonia në lëvizje”, që ka filluar vitin e kaluar, vazhdon në Kamenicë me koncertin “Frymë”.  Më 19 janar, në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” koncertin do ta dirigjojnë Baki Jashari, Lirjona Sylejmani dhe Hajrullah Syla.

Tutje, më 20 janar, kori i Filarmonisë do të prezantohet në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Viti.