Botohet në versionin elektronik fjalori, ‘Arabisht - shqip’

Në fillim të këtij muaji është edituar në mënyrë elektroike fjalori, “Arabisht – shqip” i profesor Isa Memishit.

Fjalori është i hapur për përdorim përmes adresës: www.arabisht-shqip.com

Botimi i këtij fjalori shihet si një kontribut mjaft me vlerë për gjithë përdoruesit e gjuhës arabe, apo që dëshirojnë mësojnë këtë gjuhë.

Orientalisti Isa Memishi, përmes llogarisë së tij në Facebook ka bërë të ditur lansimin e versionit elektronik të fjalorit, “Arabisht -shqip”.  Ai ka shkruar se digjitalizimi i falorit të tij ishte bërë një nevojë immediate.

“Ky fjalor, si i tillë, do të jetë ndihmesë e madhe për gjithkë që shprehë interesim për mësimin e gjuhës arabe dhe se procesin e përdorimit të Fjalorit Arabisht -Shqip, do ta bëjë shumë më të lehtë dhe më efektiv”, ka shkruar ai në Facebook.

Fjalori përmban edhe një shtesë rreth mënyrës së përdorimit për shkak të specifikave të gjuhës arabe.