Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Musliu – Kurtit: Jeni kryeministri i parë që s'i flet fëmija shqip

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, sot në seancën për votimin e Qeverisë Kurti 2, tha se kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është i vetmi kryeministër që fëmija nuk i flet shqip.

“Z. Kurti keni dëshirë të ju quajmë kryeministër shqiptar, po  ju quaj kështu se jeni  edhe kryeministri i parë shqiptar të cilit nuk i flet fëmija shqip dhe në shtëpinë e tyre”, tha Musliu.

Për këtë reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjfuca, i cili ia tërhoqi vërejtjen për gjuhën e përdorur.

“Unë ju kisha lutur znj.Musliu, por edhe të gjithë deputetët ta marrin si këshill dhe sugjerim që çështjet e tilla që preken familjet drejtpërdrejt dhe që janë me qëllim denigrues t’i eliminoni prej fjalorit tuaj këtë e sugjeron edhe rregullorja e Kuvendit”, tha Konjufca.