Ansambli i tunxhit i Filarmonisë falënderon përmes muzikës punonjësit shëndetësorë për luftën kundër COVID-19

Ansambli i tunxhit  i FilarmonisëKosovës dhe mexosopranoja Fjolla Ratkoceri kanë publikuar një interpretim përmes të cilit kanë falenderuar të gjithë punonjësit që janë vënë në vijën e parë të frontit kundër pandemisë së COVID-19.

Ansambli dhe mexosopranoja kanë publikuar  këngën “Unë biri yt Kosovë”, të cilën e kanë interpretuar nga shtëpia. 

“Në mbështetje të punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë punonjësve të shërbimeve publike, të cilët po ballafaqohen me luftën globale kundër koronavirusit COVID-19, duke e vënë shëndetin e tyre në linjën e parë të frontit për të mbrojtur dhe për tu kujdesur për të tjerët, ansambli i tunxhit i Filharmonisë së Kosovës dhe mezzosopranoja Fjolla Ratkoceri kanë përgatitur një video falënderimi me interpretim nga shtëpia me këngën ‘Unë biri yt Kosovë’”,  thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në Facebook.