array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Video nga marshi i mbajtur para dy viteve në mbështetje të palestinezëve në Prishtinë ripublikohet në vitin 2023

Deklarata

“Dhe në Kosovë dje, marshime masive në mbështetje të Hamasit, turma thërret Palestinën e lirë. Një prej mbështetësve tregon tatuazhet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Kush janë terroristët tani? Pse heshtin mediat? BE?”

Një profil në X

Vlerësimi

Rrenë

Gjatë muajit tetor 2023, në Prishtinë nuk është organizuar asnjë marshë në mbështetje të palestinezëve. Përshkrimi në videon e publikuar nga profili në rrjetin social “X” me emrin “Sudija Falkone(arkiva)  është i rremë. Kjo video nuk është xhiruar në tetor të vitit 2023, por është xhiruar dhe publikuar më 14 maj 2021 nga një marsh i organizuar në Prishtinë në mbështetje të palestinezëve, pas disa luftimeve që ishin bërë në atë kohë mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite. Konflikti filloi kur disa palestinezë nuk u lejuan të hyjnë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem. Në atë kohë 118 persona kishin vdekur në Gaza dhe tetë në qytetet izraelite.

Artikulli

Më 9 tetor 2023, profili në rrjetin social “X” (ish-Twitter), me emrin “Sudija Falkone” e ka publikuar një video, për të cilën pretendohet se po shihen qytetarë të Kosovës duke marshuar në në Prishtinë kundër dhunës së shtetit të Izraelit ndaj palestinezëve.

“Dhe në Kosovë dje, marshime masive në mbështetje të Hamasit, turma thërret Palestinën e lirë. Një prej mbështetësve tregon tatuazhet e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Kush janë terroristët tani? Pse heshtin mediat? BE?” – thuhet në përshkrimin e videos, në gjuhën angleze. Derisa mbi video shkruan “Liri për Palestinën”. 

Krypometri ka gjetur se video është nga një marsh në mbështetje të palestinezëve dy vite më parë dhe jo në tetor të vitit 2023. Me një kërkim në internet, vërtetohet se video është publikuar më 14 maj 2021 në kanalin e Radio Evropa e Lirë në Youtube.

Marshi në Kosovë u organizua në atë kohë pas luftimeve të ashpra në atë kohë mes militantëve palestinezë dhe ushtrisë izraelite. Konflikti filloi në vitin 2021 kur disa palestinezë nuk u lejuan të hyjnë në xhaminë Al-Aksa në Jerusalem. Policia izraelite përdori edhe gaz lotsjellës dhe plumba gome për t’i shpërndarë protestuesit. Në shenjë hakmarrje Hamasi sulmoi Izraelin me qindra raketa. Ushtria izraelite nga ana tjetër u përgjigj me sulm me disa bomba në Gaza. Në atë kohë 118 persona kishin vdekur në Gaza dhe tetë në qytetet izraelite.

Më 7 tetor 2023, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli është “në luftë”, pas sulmit masiv që militantët e Hamasit nisën mëngjesin e 7 tetorit 2023.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka thënë më 13 tetor 2023 se 1,900 persona janë vrarë në këtë territor.

Si pasojë e sulmeve të Hamasit janë vrarë 1,300 izraelitë, shumica prej të cilëve civilë, dhe 1,500 militantë të Hamasit janë vrarë gjatë luftimeve, ka thënë Qeveria në Izrael.