array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena se Vladimir Putin ka vdekur 

Deklarata

Mediat boteгoгe, Putin ka ndeггuar jete , ja faktet qe tгondisin boten

Media

Vlerësimi

Rrenë

Artikulli i publikuar përmban informacion të pasaktë i cili është nxjerrë nga konteksti i informacionit bazik. Gjatë përkthimit të materialeve publikuesit e materialeve nuk mund ta falsifikojnë përmbajtjen apo ta nxjerrin atë nga konteksti.

Artikulli në fjalë në titull e ka nxjerrë tërësisht nga konteksti informacionin e prodhuar në burim.

Artikulli

Në faqen e internetit “newstoday48hr.com” është publikuar më datën 5 gusht 2022 një lajm me titull: “Mediat botëгoгe, Putin ka ndëггuar jetë, ja faktet qe tгondisin botën”.

Artikulli është shpërndarë në faqën e Facebookut “Lajmet e Fundit” dhe Hej o Bire.

Lajmi është i pabazuar. Në artikull i referohen burimit të një media briantike “dailystar.co.uk” të cilët e kanë publikuar më 28 maj 2022.

Artikulli flet për “mundësinë” që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të vdes pasi është i sëmurë, dhe në rast se kjo ndodhë, vdekja e tij pretendohet se do të mbahet sekrete. 

Këto informacione janë cituar nga një burim i Inteligjencës nga Daily Star. 

“Shefat e inteligjencës britanike kanë bërë një deklaratë bombë lidhur me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ata besojnë se Presidenti Putin tashmë mund të ketë vdekur. Shefat e lartë të MI6 thonë se presidenti rus ka qenë i sëmurë rëndë dhe se nëse ai do të kishte vdekur, miqtë e tij do ta mbyllnin atë për të mbajtur pushtetin për aq kohë sa të ishte e mundur. Një burim i tha Daily Star Sunday se paraqitjet e fundit të Putinit në media me shumë mundësi ishin regjistruar paraprakisht”- thuhet në lajmin e publikuar nga Newstoday48hr.com 

https://www.dailystar.co.uk/news/world-news/vladimir-putin-dead-body-double-27089711.

Artikulli i publikuar në median britanike sqaron rrugën si ka ardhur deri në këtë përfundim ndërsa publikuesi në gjuhën shqipe ka kryer ndryshime në titull të cilat konstatojnë prodhim të përmbajtjes së rreme.

Ndryshimi i titullit nga ‘mund të ketë vdekur’ në ‘ka vdekur’ e shndërron materialin në të pavërtetë, pasi që përmbajtja brenda tekstit nuk ka konfirmim që presidenti Rus është i vdekur.