array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=5"
  }
}

Përdorimi i mjekëve fiktivë për sëmundjet e prostatës

Deklarata

Prostatol, zgjidhje profesionale për prostatitin

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Rrenë e kryptë

Përmbajtja e artikullit me titull ‘Prostatol, zgjidhje profesionale për prostatitin’ është e rreme. Në këtë artikull janë përdorë emrat të mjekëve fiktivë. Për ilustrim të mjekëve fiktivë janë përdorë fotografi të  Dr.Shigeaki Hinohara, doktor japonez, i cili ka vdekur në vitin 2017 në moshën 105 vjeçare. Mjeku që citohet në artikull, “Aretha Tanaka”, është prezantuar si fituese e çmimit Nobel për mjekësi, mirëpo në listën e fitueseve të cmimit Nobel për Mjekësi nuk është asnjë person me këtë emër.

Artikulli

Më datë 13.03.2024, faqja në Facebook, ‘Doctor Sergienko’, (arkiva) ka publikuar një artikull me titull, ‘Prostatol, zgjidhje profesionale për prostatitin’.

I njëjti artikull është publikuar edhe në një portal të quajtur, ‘MEDNEWS’, (arkiva) portal shëndetësor.

Artikulli citon Dr. Aretha Tanaka 95 vjeçar, që prezantohet si urolog japonez dhe fitues i çmimit ‘Nobel’, i cili është i ilustruar me disa fotografi.

Krypometër ka kontrolluar nëse kjo fotografi i takon këtij personi që pretendohet në këtë artikull. Përmes kërkimit të fotografisë përmes ‘Google Lens’, del se personi i prezantuar si Aretha Tanaka, është realisht, Dr.Shigeaki Hinohara, doktor japonez, i cili ka vdekur në vitin 2017 në moshën 105 vjeçare.

Nga kërkimet në internet, Krypometër ka gjetur se emri Dr. Aretha Tanaka dhe fotografia e Dr.Shigeaki Hinohara është përdorë në një artikull në gjuhën angleze përmes të cilit promovohet shitja e një produkti kinse për shërim të diabetit.

artikull thuhet se “urologu, profesori, akademiku i famshëm japonez, fituesja e çmimit Nobel Aretha Tanaka doli në pension në moshën 85-vjeçare”. Për të verifikuar këtë pretendim, Krypometër ka kontrolluar listën e fitueseve të çmimit Nobel për Mjekësi që nga themelimi i këtij çmimi dhe në këtë list nuk është asnjë person me emrin “Aretha Tanaka”.

Artikulli promovon një produkt medicinal të quajtur ‘Prostatol’, i cili pretendohet se shëron prostatitin dhe konstatohet se “në Kosovo nuk dinë ta trajtojnë prostatitin!”

Krypometër ka pyetur urologun Liridon Selmani rreth kësaj sëmundjeje, i cili ka thënë se kjo sëmundje në Kosovë trajtohet në bazë të protokollit evropian të sëmundjeve.

“Nuk ka asi ilaçi, nuk ka publikim për ketë metodë. Ky punim nuk ekziston. Kjo sëmundje shërohet në bazë të protokollit evropian të shërimit të sëmundjeve. Jo me këtë metodë”– ka thnë Dr. Selmani.

Krypometri ka kontrolluar edhe nëse produkti në fjalë ka leje të importit dhe mund të shitet në barnatoret e vendit. Krypometri ka shkarkuar listën e kësaj agjencie dhe aty nuk ka gjetur një produkt me emrin e tillë si produkt i lejuar në Kosovë.

Sipas ligjit, produktet mjekësore të cilat shiten në Kosovë duhet të kenë Autorizim Marketingu. Ky proces zhvillohet nga Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale. Kjo agjenci ka të publikuar listën me të gjitha preparatet mjekësore të lejuara në Kosovë.