array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Konstatimi i pabazuar se i dyshuari është “Shtazë”

Deklarata

“Shtazë komplet! Djali shqiptar sulmon sek*sualisht nënën e tij’

media

Vlerësimi

Me kos

Shkrimi me titullin ‘‘Shtazë komplet! Djali shqiptar sulmon sek*sualisht nënën e tij’ është shkrim me përmbajtje të rreme. Nxjerrja e konstatimit që personi është shtazë nuk është argumentuar me faktet e përmendura në artikull ndërsa një mori informacionesh të konstatuara në artikull ende janë në fazën e dyshimeve dhe presin verifikimin final nga gjykata.

Prezumimi i pafajsisë është ndër parimet bazë të etikës në gazetari. Askush nuk guxon të shpallet fajtor pa vendim final të gjykatës.

 

 

Artikulli

Në faqet e internetit “24newsalljust.com” është publikuar shkrimi me titullin ‘‘‘Shtazë komplet! Djali shqiptar sulmon sek*sualisht nënën e tij”

Materiali është publikuar në faqet e facebook Agjencia Kombëtare e lajmeve NOA,Lajme Fresh24,Artistet Shqiptar , Shqiperia Jone ,Football Kumanova1,Fjalë të urta & Thenie te mencura,MoreVesh,Welcometo albania,LacShqiperia

Titulli dhe artikulli kanë përmbajtje të pavërtetë e cila nuk argumentohet me përmbjatjen e artikullit ndërsa shkelë parimet etike të prezumimit të pafajsisë.

Konstatimi që një i ri është shtazë komplet nuk mund të bëhet vetëm mbi dyshimet të cilat i ka ngritur prokuroria e të cilat në asnjë rrethanë nuk janë argumentuar ende në gjykatë. 

Teksti vazhdon me konstatimet seKur mungon arsyeja, ndodh edhe kështu. Njerëzit dallohen nga shtazët vetëm pse kanë ndërgjegje”.
Konstatimi i tillë është nxjerrë vetëm mbi hipotezën e publikuesit dhe nuk ka asnjë argument i cili mbështetë konstatimin se vepra në fjalë është kryer nga ana e te dyshuarit.

Gjykata dhe prokuroria ende nuk kanë konstatuar shkaktarët dhe vërtetësinë e këtij incidenti ndërsa konstatimi për gjendjen mendore të të dyshuarit ende është në procedurë të argumentimit në prokurori. 

SIpas të dhënave të siguruara nga ekipi i Krypometrit, prokuroria e Pejës do ta dërgojw personin për ekspertizë psikiatrike për të konstatuar gjendjen mendore të të dyshuarit.

Në lajmin e publikuar për këtë rast konstatohet se i pandehuri ka probleme mendore pa e specifikuar fare pjesën e dyshimit. Të dhënat tregojnë që konstatimi që personi është i sëmurë psikik ende nuk ka ndodhur pasi ekspertiza nuk është përfunduar ende.