Kryetari i LDK-së Isa Mustafa kujton veprën e Nekibe Kelmendit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtaren e shquar kosovare, nënkryetaren e LDK-së, Nekibe Kelmendin, në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta.

Duke vlerësuar rolin e Nekibe Kelmendit, kryetari Mustafa veçoi kontributin e saj të shquar në ndërtimin e shtetit të Kosovës, përkundër sfidave të shumta me të cilat e përballi jeta.

“Nekibe Kelmendi ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, një intelektuale e madhe, një veprimtare e dalluar por mbi të gjitha një person i kompletuar që e donte Kosovën dhe qytetarët e saj. Nekibja jetoi, punoi dhe dha gjithçka për Kosovën, pa u dorëzuar për asnjë moment, duke u shndërruar në simbol të sakrificës dhe të përkushtimit të gruas kosovare në epokën e fitimit të lirisë dhe ndërtimit të shtetit të pavarur”, kujton Mustafa.