Ramush Haradinaj duke larguar një zonjë nga foltorja - Foto: Facebook/MimozaKusari

Kryeministri tregon pse e largoi zonjën nga foltorja në Prizren

Në një konferencë për media, kryeministri Ramush Haradinaj, u pyet edhe për largimin e djeshëm të një gruaje nga foltorja, në manifestimin e 140 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Ai ka thënë se është e papranueshme që në një ngjarje protokollare të shfaqet një i paftuar në mikrofon.

“A ke zonjë, a burrë, a fëmi, a djalë i ri a çka, nuk mundet kush me i nëpërkëmbë në prezencën time organizimet e këtij shteti”, tha Kryeministri,

Ai ka thënë se mund të duket e pahijshme, por se u është deshur të reagojë meqë, sipas tij, ata që e kishin për detyrë nuk e bënë.

“M’vjen keq që krejt ata që është desht me reagu, nuk kanë qenë në nivel të detyrës së vet”, tha ai.

Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj u pyet për tërheqjen e platformës nacionale nga Kuvendi, duke e pyetur se cilët janë hapat tutje.

“Të flasim hapur, s’ka t’bëjë me platformë, ka t’bëjë me delegacion. Krejt e kanë hallin kush është kush [kush janë emrat përfaqësues] në delegacion. Ata që e kanë kritiku platformën nuk e kanë pasë hallin te përmbajtja”, tha Haradinaj.

Ai foli edhe për ushtrinë, tha se në një moment do të jenë të detyruar ta mandatojnë ushtrinë me ligj.

“Kosova do ta mandaton ushtrinë për këtë ju garantoj”, tha ai.