Kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe ai kosovar, Ramush Haradinaj - Foto: Facebook

Kryeministri i Shqipërisë publikon shifrat e punësimit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me shifrat e të punësuarve.

Rama shprehet se shifrat janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013, maj 2017 dhe maj të këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore.

Nga grafiku i publikuar prej tij, vihet re se nga viti në vit numri i të punësuarve është rritur.

“Me këto shifra krahasimore të të punësuarve (në sektorin jobujqësor), që janë nxjerrë nga pasqyrat e muajve maj 2013 , maj 2017 dhe maj i këtij viti, në Regjistrin e Sigurimeve Shoqërore të Republikës së Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama.

Sipas grafikut, në vitin 2013 kanë qenë 465.494 të punësuar, ndërsa në vitin 2017, shihen 640.266 të punësuar.