
Ilustrim
Sot shënohet Dita Botërore e Poezisë
21.3.2023 - 11:23
Në mbarë botën sot shënohet Dita Botërore e Poezisë. 21 marsi është shpallur si Dita e Poezisë në kongresin e 30-të të UNESCO—s në vitin 1991.
Qëllimi i caktimit të kësaj dite, është për të rikthyer vëmendjen tek poezia, si një prej gjinive më të vjetra traditës gojore njerëzore.
Në këtë ditë organizohen takime e aktivitete tjera ku lexohen poezitë, çka synohet gjithashtu që poezia të jetë një urë lidhës mes formave të tjera të artit si teatri, kërcimi, muzika, e artet pamore.
Për të shënuar këtë ditë janë paralajmërua aktivitete letrare nga shoqatat që mbledhin shkrimtarët në Kosovë.