
Gjithçka gati për hapjen e Ceremonisë Shtetërore për festimin e 20 vjetorit të çlirimit
Një orë para se të filloi ngjarja kryesor, e cila po mbahet në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, shumë qytetarë kanë ardhur për të parë këtë ceremoni shtetërore e cila do të shënojë edhe 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Rrugën nga Presheva e ka marrë edhe Shabedin Ibrahimi.
“Sot kam ardhë në Prishtinë për të festuar 20 vjetorin e çlirimit, e kam ditë që e shoh edhe Clinton-in”, thotë ai.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit Amerikan, Madeline Albright.
Pjesë e shënimit të 20 vjetorit të çlirimit do të jenë edhe krerët shtetërorë kosovarë, ambasadorë, e mysafirë të tjerë vendorë e ndërkombëtar.
Interesim për këtë ngjarje kanë shprehur edhe shumë media vendore e ndërkombëtare.
Ndërkohë që për sigurinë e kësaj ceremonie, janë angazhuar shumë forca të Policisë së Kosovës.
Sot do të bëhet përurimi i bustit të ish-sekretares Madeline Albright, si dhe do të organizohet një ecje që është quajtur për liri.
Do të vizitohet edhe shtatorja e ish-presidentit, Bill Clinton, i cili ka ardhur në Kosovë për këtë përvjetor.
Kjo është agjenda e plotë:
11:00 – 12:30 Tubimi qendror i shënimit të 20 vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë
Vendi: Sheshi Skënderbeu
14:00 – 14:30
Ecje për liri
Ecje e personaliteteve të larta ndërkombëtare dhe vendore nga hoteli “Swiss Diamond”, deri te Busti i Sekretares Albright
14:35 – 14:50 Përurimi i Bustit të Sekretares Albright
Vendi: Sheshi “Albright”, afër American School of Kosova
15:00 – 15:15 Vizitë në Bulevardin Bill Clinton
Vendi: Afër shtatores së ish- Presidentit Bill Clinton
17:00 – 19:30 Konferenca Ndërkombëtare e Sigurisë
“20 Vite Liri: Një Vizion për Paqe të Qëndrueshme”
Vendi: Salla “Beethoven”, hotel Emerald