Rasti Meta, Ekspertët Kontestojnë Kasetën

Tre ekspertët, Ardian Pollo, Ermal Beqiri dhe Artur Rrahmani i dhanë mendimin e tyre gjykatës se probabiliteti i ndërhyrjes në kasetë është “i lartë”.

Meta u akuzua për korrupsion në muajin maj, pasi që një video është transmetuar për të treguar atë duke diskutuar marrëveshje korrupsioni me një tjetër ish-ministër, Dritan Prifti.

Tre ekspertët sugjeruan se kaseta ishte modifikuar përmes përdorimit të software-it  “Animator Crazy Talk”, e cila kishte qenë e instaluar më parë në laptopin e Priftit. 

Shqyrtimi i mëparshëm i videos u realizua nga ekspertë britanikë dhe amerikanë që ishin të thirrur nga Prokuroria. Ky shqyrtim deklaroi se video-kaseta është autentike, por gjykata e ka hedhur poshtë shqyrtimin e tyre si të papranueshme.

Prokurorët kontestuan kualifikimin e ekspertëve vendorë dhe ata priten të merren në pyetje javën e ardhshme.

Prokurorja e përgjithshme, Ina Rama, ngriti padi kundër Ilir Metës në fillim të majit, pas një hetimi katërmujor, menjëherë pas transmetimit të videove të filmuara fshehurazi në janar.

Nga transkriptet mësohet se Meta i kërkoi Priftit, ish-ministër i ekonomisë, për të ndërhyrë në një tender koncesioni për hidrocentral.  Meta po ashtu dukej se e përmend një rryshfet të 700.000 € nga një biznesmen.

Meta po ashtu dukej se kërkonte nga Prifi që t’i punësonte aktivistët e partisë së tij, Lëvizja Socialiste për Integrim. LSI është partneri më i vogël në qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha. Ajo kontrollon ministritë e ekonomisë, punëve të jashtme dhe të shëndetit. 

Meta është kreu i LSI-së, dhe në kohën e xhirimit të kasetës ai ishte edhe zëvendës kryeministri dhe ministër i jashtëm. Kaseta po ashtu paraqet atë duke u lavdëruar që ka ndikuar në një gjykim të Gjykatës Supreme lidhur me të njëjtën fabrikë të hidrocentralit.

Meta ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo keqbërje dhe e ka quajtur gjyqin kundër tij të motivuar politikisht.