Jeta në Kosovë diskuton për strategjinë energjetike të vendit

Sonte në emisionin Jeta në Kosovë mund ta ndiqni debatin për strategjinë afatgjate të qeverisë së Kosovës për energji.

Sa jemi afër zgjidhjes së problemit të energjisë? Pse çmimi i rrymës në Kosovë është më i shtrenjti në rajon? Si po rrjedh procesi i privatizimit të sektorëve të ndryshëm energjetik? A përkon strategjia kosovare energjetike me direktivat e Bashkimit Evropian? Sa stimulohet energjia alternative në Kosovë?

Për të diskutuar për këto dhe tjerat në lidhje me energji, të ftuar të Jeta Xharrës në studio janë:

Liridon Mavriqi, nga Ministria për Zhvillim Ekonomik,

Agron Dida, ekspert i energjisë,

Haki Abazi, nga Fondacioni i Vëllezërve Rockerfeller,

Lumir Abdixhiku, nga instituti RIINVEST,

Nezir Sinani, njohës i fushës së energjisë.

Pas debatit, Jeta në Kosovë transmeton intervistën me Sunita Dubej, drejtoreshë e kompanisë “GroundWork” nga Afrika e Jugut, për përvojat e këtij shteti në fushën e energjisë.