Jeta në Klinë, Shtime dhe Dragash

Këtë të mërkurë nga ora 22:00, do të ndiqni debatin komunal “Jeta në Klinë”.

Kryetari i komunës Sokol Bashota, përgjigjet në pyetjet se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore? Si e vlerëson opozita dhe qytetarët punën e tij.

Ndërsa të enjten  nga ora 20:30 ndiqni debatin komunal “Jeta në Shtime”.

Naim Ismajli kryetari i komunës përballë opozitës dhe qytetarëve përgjigjet se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore.

Ndërsa të premten nga ora 23:15 do të ndiqni debatin komunal “Jeta në Dragash”.
 
Kryetar i komunës Salim Jenuzi  përgjigjet në pyetjet e qytetarëve, shoqërisë civile dhe opozitës se sa i ka realizuar premtimet që i ka dhënë?

BIRN gjithashtu transmeton edhe reportazhe për secilën komunë që analizon se sa i ka përmbushur premtimet që i ka dhënë kryetari i komunës.