Drejtësia në Kosovë diskuton për uzurpimet e pronave në Komunën e Vushtrrisë

Këtë të dielë në ora 21:00, Drejtësia në Kosovë transmeton emisionin për uzurpimet e pronave në Komunën e Vushtrrisë.

Cili zyrtar komunal i Vushtrrisë e ka të ndërtuar shtëpinë në pronën shoqërore?

Cili zyrtar i Policisë së Kosovës ka ndërtuar shtëpi në tokën shoqërore?

Sa prona të ndërmarrjes shoqërore “ELAN” janë të uzurpuara në këtë komunë?

Si ndodhi që pronat shoqërore të figurojnë në komunë si prona komunale?

Pse zyrtarët e ndërmarrjes “ELAN” e akuzojnë komunën për falsifikim të dokumenteve kadastrale?

Në kuadër të këtij diskutimi, Drejtësia në Kosovë do të paraqesë edhe fakte se si komuna e Vushtrrisë i ka favorizuar disa biznese duke iu dhënë prona në shfrytëzim me qera simbolike.

Kujt ia ka dhënë komuna pronat në shfrytëzim pa asnjë procedurë konkurrimi?

Pse komuna nuk ka hapur tender për t’i dhënë në shfrytëzim pronat e saj komunale?

Kush ngritë dyshime se Komuna po tenton të vazhdojë dhënien në koncesion të pronave për interesa të ngushta personale?

Çka planifikon të ndërtojë komuna e Vushtrrisë në fshatin Stanovc i Epërm?

Kush thotë se në këtë fshat, në pronat shoqërore, po planifikohen të ndërtohen hotele?

Cilët zyrtarë të Komunës së Vushtrrisë janë duke u hetuar nga EULEX për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe uzurpim të pronës?

Për të diskutuar lidhur me këto gazetari Kreshnik Gashi ka intervistuar:

Tahir Tahiri, zyrtar i ndërmarrjes shoqërore “Elan”

Irfan Zushi, drejtor i N.Sh “Elan”

Naser Imeri, ndërtues në pronat shoqërore

Bajram Mulaku, kryetar i komunës së Vushtrrisë

Nezir Klinaku, drejtor i kadastrës në Vushtrri

Tefik Prroni, biznesmen nga Stanovci i Poshtëm

Adnan Hajrizi banor i Stanovcit të Poshtëm

Musli Prronaj, banor i Stanovcit të Poshtëm

Haki Bekteshi, Auto-servis “Behari”

Ylli Kaloshi, zyrtar në AKP

Agron Maxhuni, drejtor i departamentit ligjor – MAPL

Blerim Krasniqi, zëdhënës në EULEX

Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës.

Në fund të emisionit, Drejtësia në Kosovë transmeton aksione të drejtpërdrejta të Policisë së Kosovës.