Botohet në shqip libri 'Të bëhesh' i Michelle Obama

Libri i ish -zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama “Të bëhesh” është botuar  ditë më parë edhe në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese tiranase, ‘Dudaj”.

Libri biografik i Michelle Obamas “Të bëhesh ” zbulon  jetën e zonjës Obama, që nga fillimet e jetës së saj, deri tek maja më të lartë në elitën politike e drejtuese të SHBA- së, sidomos gjatë tetë viteve sa ishte në postin e zonjës së parë të shtetit më të fuqishëm në botë.

Përveç tjerash libri sjell detaje të ndryshme që kanë karakterizuar betejën e çiftit Obama drejt Shtëpisë së Bardhë,  qëndrimin në majat e  elitës dhe shumë aspekte tjera interesante nga jeta e saj private.

Libri është përkthyer nga Ledia Agolli, nën redaktimin e Arlinda Hovi -Dudaj, botuar nga SHB “Dudaj”, ndërsa në qarkullim doli në fillim të këtij muaji dhe mund të gjendet edhe në libraritë e Prishtinës.