Çka është kjo foleja.com?

Prishtinë, 21 Nëntor 2023 – Në horizontin e pafund të blerjeve online, e sotmja është ditë e veçantë – një kurorëzim i dëshirës, përkushtimit dhe qëllimit; një fole kthese rrënjësore në mënyrën sesi njerëzit mund të shfletojnë, blejnë dhe shesin produkte – pasi që hapësira e tregtisë elektronike në Kosovë dhe në rajon, mirëpret një platformë të re. E krijuar për të plotësuar kërkesat e klientëve me mundësitë e tyre dhe e trasuar mbi besimin e ndërsjellë, kjo platformë është e gatshme për t’u bërë dera e parë ku blerësit, të cilët kërkojnë një përmirësim të jashtëzakonshëm të qëndrueshmërisë dhe vlerës, do t’trokasin pa ngurrim.

“Ne e dijmë se klienti i këtij vendi dhe rajoni, meriton më të mirën dhe kjo është pikërisht ajo çfarë synojmë t’u ofrojmë”- thotë zëdhënësi i platformës.

“Jemi të përkushtuar tek besimi dhe shërbimi i mirëfillitë i konsumatorëve, prandaj përpiqemi të ju ofrojmë klientëve një përvojë të lehtësuar gjatë blerjeve dhe shitjeve online, jo vetëm të produkteve të pakrahasueshme cilësore, por edhe të dërgesave më të shpejta dhe më të sigurta”.

Përmes partneritetit me furnizues të zgjedhur të nivelit të lartë vendor dhe atyre të Bashkimit Evropian, klientët e platformës do të kenë çasje në një gamë të gjërë të produkteve, çmimet konkurruese të të cilave synojnë t’a lehtësojnë Buxhetin e tyre për të jetuar një jetë më të mirë.

Platforma po ashtu është edhe një faqe miqësore për përdoruesit. Me përparësitë e saja kërkimore, për blerësin e bëjnë të lehtë gjetjen e produkteve që përputhen me preferencat e tyre. Ndërsa, për t’i marrë ato sa më shpejtë të jetë e mundur, platforma është pjesë e familjes së madhe të DHL Express – emër i njohur botërisht për shërbime të logjistikës që garanton dorëzim të saktë, të shpejtë dhe transparent, pasi që klientët mund të përcjellin në kohë reale çdo lëvizje të porosisë së tyre.

Ajo që e veçon këtë platformë edhe më shumë, është qendra e saj e procesimit të porosive. Kjo strukturë siguron që produktet të trajtohen me kujdes dhe dërgohen me efikasitet, duke reduktuar kështu mundësinë e vonesave ose dëmtimit gjatë procesit të dërgesës.

Lansimi i kësaj platforme tregtare në Kosovë nuk do të ofroj vetëm një mënyrë të re të blerjes online, por edhe do të riformuloj përvojën e blerjes online. Siç e përmbyll zëdhënësi i platformës, “Ne synojmë t’i fuqizojmë klientët tanë të blejnë me vetëbesim, të bindur se do t’marrin produktet më cilësore me çmime të përballueshme, të dorëzuara në prag të shtëpisë, me shpejtësi dhe besueshmëri”.

Misioni i kësaj platforme ngërrthen tri vlera thelbësore – përqëndrimin në klient, në besueshmëri dhe në kosto të përballueshme. Këto vlera edhe mund të tingëllojnë si klishe, porse ato janë përnjëmend parimet udhëheqëse mbi përvojën e blerjes së ofruar nga kjo risi e tregut online.