Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Hapet konkursi për rektor në Universitetin e Prishtinës

Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina” ka hapur konkursin për rektor të këtij Universiteti.

Konkursi është hapur më 10 korrik dhe do të mbyllet më 24 korrik në ora 15:30.

Konkurimi për postin e rektorit do të jetë i hapur për kandidatët e brendshëm dhe të jashtëm.

“Kandidatët duhet të kenë përvojë të dëshmuar në mësimdhënie akademike, kërkim shkencor dhe të ketë gradën e profesorit të rregullt, të profesorit të asocuar ose të profesorit asistent, të ketë përvojë të dëshmuar menaxhuese universitare dhe të mos ketë qenë në pozita udhëheqëse në ndonjë parti politike apo në listë zgjedhore të ndonjë partie politike ose koalicioni në nivel qendror dhe lokal në tri (3) vitet e fundit”, thuhet në konkurs.

Rektori zgjedhet nga nga Këshilli Drejtues nga lista e kandidatëve të propozuar nga Komisioni profesional prej pesë anëtareve të cilin komision e formon Senati.

Kandidatët duhet t`i dorëzojn dokumentet e kompletuara në kopje fizike çdo ditë pune prej orës 9.00 – 15.30 në zyrën nr.1 të ndërtesës së Rektoratit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina”, Rr. “Xhorxh Bush”, nr.31, 10 000 Prishtinë – Republika e Kosovës dhe duhet t’i adresohen Komisionit Profesional të Senatit të Universiteti të Prishtinës dhe në formë elektronike (të skanuara) në adresën [email protected].

Emërimi i rektorit bëhet nga 1 tetori deri më 30 shtator të vitit 2024.