Bursa për gazetarët kosovarë në gazetari që ofron zgjidhje (solutions journalism)

Tre deri në pesë bursa në vlerë nga 500 deri në 900 dollarë do të ofrohen për gazetarë që do të prodhojnë artikuj në atë që quhet gazetari që ofron zgjidhje (solutions journalism).

Rrjeti i Solution Journalism bashkë me partnerin BIRN Kosova kanë hapur thirrjen për grante për gazetarët që do të shkruajnë për mënyra të veçanta të zgjidhjes së problemeve në komunitetet e tyre dhe aplikimin e këtyre zgjidhjeve në vende të tjera.

Gazetarëve aplikantë do tu ofrohet mundësia për dy trajnime online(me kohëzgjatje rreth dy orë) në të cilat do të ofrohen informata mbi atë se çfarë është gazetaria e zgjidhjeve, ndër të tjera duke ofruar edhe shembuj konkret të artikujve të shkruar në këtë mënyrë.

Pjesëmarrja në trajnimet online është kusht për të gjithë gazetarët që synojnë të aplikojnë për grant me storiet e tyre, në mënyrë që të përgatisin propozime sa më të mira.

Trajnimi i parë do të mbahet më 11 maj në ora 14:00 deri në ora 15:30 ndërsa i dyti më 19 maj në ora 11:00-12:30. Detajet mbi trajnimet mund t’i gjeni në fund të këtij artikulli.

Trajnimi i datës 11 maj mund të ndiqet në këtë link.

Çfarë është gazetaria që ofron zgjidhje?

Për ta mbështetur Gazetarinë që Ofron Zgjidhje ne Evropën Qendrore, Transitions, në bashkëpunim me partnerët lokalë, rregullisht ofron thirrje për mikro-grante në vendet e rajonit.

Kjo mbështetje është dizajnuar për gazetarët (përfshirë edhe ata që janë të lirë) të cilët duan të bëjnë raportim të rreptë dhe të sjellin inspirim nga vendet tjera të cilat po përballen me sfida të njëjta sociale për komunitetet e tyre që t’u ndihmojnë atyre t’u përgjigjen problemeve.

Propozimi duhet t’i përmbushë kriteret bazë të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje:

– Gazetari e cilësisë së lartë (raportim i rreptë)

– Përshkruan një përgjigje ekzistuese ndaj një problemi social, si funksionon dhe pse (nuk  prezanton teori dhe pretendime të llojit “duhet të jetë”)

– Sjell dëshmi rreth ndikimit të zgjidhjes që ndiqet (jo vetëm qëllimi i mirë)

– Ofron njohuri më të gjerë/mësime nga të cilat mund të përfitojnë të tjerët në një situatë të njëjtë

– Diskuton limitet e zgjidhjes/përgjigjen (asnjë zgjidhje nuk është e përkryer).

Faktorët në vijim do të merren parasysh gjatë vlerësimit të aplikacionit:

  • Fokusi në një zgjidhje të veçantë (hulumtim i përgjigjes ndaj një problemi),
  • Cilësia e projektit (objektiva të përcaktuara qartë dhe aktivitete që çojnë në arritjen e tyre),
  • Ndikim në rezultatet e projektit (ndikim social),
  • Rëndësia shoqërore e temës dhe kontributi në debatin publik,
  • Parashikimi i numrit të audiencës (numri i lexuesve/dëgjuesve/shikuesve),
  • Kredibiliteti profesional i autorit/autores, stafit redaktues dhe individëve të përfshirë në
  • zbatimin e projektit,
  • Gjasat që aplikanti do të vazhdojë të bëjë Gazetari që Ofron Zgjidhje edhe në të ardhmen

Aplikacioni

Të interesuarit mund të aplikojnë për mbështetje të projekteve përmes formës së aplikimit si më poshtë.

Komisioni do t’i përzgjedhë dhe shpallë kandidatët fitues. Përfituesit e grantit do të kenë tre muaj në dispozicion për t’i publikuar artikujt e tyre.

Pas publikimit të artikullit, nga përfituesi i grantit kërkohet që ta dorëzojë një raport prej më së paku 400 karakteresh për përvojën e tij/saj praktike në përdorimin e Gazetarisë që Ofron Zgjidhje dhe të pajtohet që Transitions dhe/ose SJN mund ta përdorë të gjithë ose ndonjë pjesë nga raporti për qëllime promovimi ose trajnimi.

Secili artikull i publikuar duhet të përfshijë deklaratën në vijim: “Raporti/kontributi/artikulli është prodhuar falë mbështetjes së Transitions.”

Për këtë bursë mund të aplikojnë si gazetarët me kontratë ashtu edhe ata që janë të lirë. Storjet duhet të bëhen në gjuhën angleze (mos u merakosni, nuk ka nevojë të jenë në anglishte perfekte!), por ju jeni të lirë që ta publikoni artikullin në gjuhën tuaj amtare.

Nëse jeni të interesuar, ju lutem plotësojeni aplikacionin në këtë link

Afati për aplikim: 24.05.2020

Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem kontaktoni me Doruntina Baliu nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese.

Adresa e emailit: [email protected]

Për më shumë informata rreth programit të Transitions për Gazetarinë që Ofron Zgjidhje, ju lutem vizitoni këtë link: http://toleducation.org/solutions-journalism/en/microgrants-mentoring/

Procesi i trajnimeve online

Webinar(ligjeratë online nga distanca)

Në këtë webinar ju do të mësoni rreth Gazetarisë që Ofron Zgjidhje:

  •  Çka është- dhe çka nuk është?
  • Si e di që Gazetaria që Ofron Zgjidhje është e mirë?
  • Pse duhet ta sjellim Gazetarinë që Ofron Zgjidhje në praktikën tuaj raportuese?
  • Si ta identifikojmë një kënd të zgjidhjes potenciale dhe një lajm “tradicional” ta kthejmë në Gazetari që Ofron Zgjidhje?

Së bashku, ne do të shikojmë në disa shembuj më të mirë të praktikave nga rajoni i Ballkanit dhe të bëjmë një analizë të shpejtë të një artikulli të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje. Ne gjithashtu do të rekomandojmë burime të dobishme të informacionit për t’i kontrolluar. Pas ligjëratës, do të ketë një periudhë 30 minutëshe për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja

Nëse po kërkoni një hyrje të raportimit që ofron zgjidhje ose një rifreskues të katër shtyllave të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje, ndjehuni të lirë të na bashkoheni.

Webinar: Ligjëratë e avancuar

Në këtë webinar do të mësoni për aspektet më të rëndësishme të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje:

Ku duhet të kërkojmë storje që ofrojnë zgjidhje? Si ta strukturojmë një storje që ofron zgjidhje?

Do të shikojmë në shembujt më të mirë të praktikave nga Bosnja dhe Hercegovina/Kosova dhe do të diskutojmë se si duhet të duket një propozim për një storje të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje.

Për gazetarët dhe redaksitë që tashmë kanë njohuri me qasjen për Gazetarinë që Ofron Zgjidhje ndihmoni të interesuarit që të bëjnë storjet e tyre që ofrojnë zgjidhje.

Rreth trajnuesve:

Jeremy Druker është drejtor ekzekutiv dhe kryeredaktor i Transitions, i cili e ka bërë Gazetarinë që Ofron Zgjidhje një pjesë qendrore të strategjisë së tij redaktuese. Ai ka drejtuar punëtori të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje në tërë Evropën Qendrore dhe Lindore. Ai gjithashtu është themelues/Kryeshef Ekzekutiv i Press Start, një platformë e mbledhjes së fondeve që mbështet gazetarët në vendet ku mediat nuk mundtë raportojnë lirshëm. Jeremy është anëtar i bordit mbikëqyrës të Czech Journalism Prizes dhe ka qenë bursist i Ashoka që nga viti 2010.

Lucie Černá drejton programin e Transitions që promovon Gazetarinë që Ofron Zgjidhje në Evropën Qendore dhe Lindore dhe koordinon aktivitetet që mbështesin raportimin e orientuar në zgjidhje në më shumë se 10 vende. Ajo ka qenë e përfshirë në këtë çështje që nga viti 2017, është trajnerë dhe mentorë në ndihmë të gazetarëve në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore për të sjellë një lente të zgjidhjeve në praktikat e tyre të raportimit. Në tetor 2019, Lucie u bë bursiste e Rrjetit të Gazetarisë që Ofron Zgjidhje LEDE. Para se të bashkohej me Transitions, ajo ka punuar për Ashoka dhe Greenpeace.