Aksioni "Humanitar", Sigurohen Mbi 200 Kravata për Kryeministrin

Sot mbahet një aksion simbolik ‘humanitar’ me moton “Kryeministër na po vim met ndihmu”, ku njerëz ‘të vullnetit të mirë’ do të shkojnë t’i dërgojnë kravatat kryeministrit, i cili ia ka rritur pagën vetes qind për qind, e që tani e merr 2950 euro.

Në një emision televiziv Ramush Haradinaj ka thënë se duhet të blejë këmisha dhe kravata dhe si kryeministër nuk mund të dalë gjithqysh.

Protesta fillon në ora 12:00 dhe mbahet para Qeverisë së Kosovës, ku do t’i dërgohen kryeministrit më shumë se 200 kravata.

http://kallxo.com/ramush-haradinajt-neser-shkon-kontingjenti-kravatave-donacion/