Shpend Ahmeti në festën e fitores - Foto: Atdhe Mulla

VIDEO - Vetëvendosje Feston Fitoren në Tri Komuna

Lëvizja Vetëvendosje është duke festuar në këto momente në sheshin “Skenderbeu” në kryeqytet.

Sipas rezultateve zyrtare, kandidati i Vetëvendosjes është rizgjedhur kryetar edhe për një mandat katërvjeçar.

Në Prishtinë, Shpend Ahmeti ishte në garë me kandidatin e LDK-së, Arban Abrashi.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë fituar edhe në Prizren dhe në Kamenicë.

Në këto momente, simpatizuesit e Vetëvendosjes janë duke festuar në sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë.

KALLXO është duke e transmetuar LIVE këtë festë.