Varrimi i Florentës dhe Florentit në Fotografi

Mijëra familjarë, të afërm dhe qytetarë të Prishtinës i dhanë sot lamtumirën dy fëmijëve të familjes Mramori të cilët humbën jetën dje në një gropë me ujë në afërsi të shtëpisë së tyre në lagjen Kolovicë të kryeqytetit.

Mes lotëve dhe dhimbjes, trupat e dy viktimave, Florenta Mramori, 13 vjeçare dhe vëllait të saj Florentit, 11 vjeçar, janë nisur nga shtëpia e tyre drejt varrezave të fshatit Radashevc të Prishtinës.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli kanë qenë ndër pjesëmarrësit në ceremoninë e varrimit të dy fëmijëve vdekja e të cilëve tronditi opinionin.

KALLXO.com sjell fotografi nga ceremonia e varrimit të tyre:

mramori1 mramori2 mramori3 mramori4 mramori5 mramori6 mramori7