Sfilata gjatë festivalit "Etnofest" - Foto: KALLXO.com

Sfilatë Mode Etno-Moderne

Nga veku në shkollat moderne të dizajnit, festivali “Etnofest” solli bashkëjetesë të së kaluarës me të tashmen përmes kostumeve.

Hapja e pjesës se dytë të festivalit “Etnofest” u bë nga studentët e shkollës së modës “Diverse” në Prishtinë, që prezantuan punimet e tyre në veshje moderne me motive tradicionale.

Sipas drejtoreshës së kësaj shkolle, Luljeta Lushtaku, studentët mësojnë edhe punimin e veshjeve me pajisje tradicionale si veku, element ky i integruar në dizajnin e veshjeve të reja.

“Ne kemi bërë shfaqjen e punimeve me vek të cilat i mësojnë studentët tanë. Po ashtu një pjesë e veshjeve të shfaqura në sfilatë janë të punuara nga studentët me detaje nga veshje tradicionale të rajoneve të ndryshme”, tha ajo.

Nata e sotme gjithashtu përmban performancë nga etno-ansambli “Jonuz Ramadani” nga Vitia si dhe disa shfaqje teatrale.

Festivali “Etnofest” – Foto: KALLXO.com